Grupi i zjarrit në Lazarat, gjykata lë në burg pesë të arrestuarit

Aktualitet

krimet-e-renda-565x423Gjykata e Krimeve te renda ka lene ne arrest me burg 5 personat e arrestuar si të dyshuar për pjesëmarrjen në grupin e zjarrit që qelluan me arme policinë gjatë operacionit në Lazarat qershorin e një viti më parë.

Në një seancë më dyer të mbyllura gjykata ka lene ne fuqi arrestet me burg dhënë në mungesë ndaj Gentjan Kazmës, Ramadan Bashës, Arjan Bashës, Gurgaz Skënderit dhe Mirteza Shemshos.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për Florjan Shurdhin gjykata ka vendosur të shqyrtojë të hënë kërkesën e prokurorit Përparim Kulluri për vlerësimin e arrestit ndaj të riut të prangosur një ditë më parë.

Arrestimi i këtyre personave u bë nga policia e shtetit në Gjirokastër dhe në fshatin Lazarat pasi ata janë nën hetim për kundërshtim me armë të policisë gjatë aksionit për marrjen në kontroll të fshatit rebel dhe asgjesimit të lëndës narkotike hashash të mbledhur në fshat.

ME TE LEXUARAT