Gruevski: Qeverinë mund ta zgjedh vetëm populli në zgjedhje

Kosovë&Rajon

grQëndrimi i jonë ishte dhe është se Qeveri mund të zgjedh vetëm populli dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë në zgjedhje dhe se nuk mundet parti të caktuara politike të bëjnë matematika, projektime ose plane për krijimin ose futjen në qeveri pa e marr mbështetjen e qytetarëve në zgjedhje, porositi kryeministri Nikolla Gruevski, transmeton zhurnal.mk

“Kur jemi te VMRO-DPMNE-ja po përgatisim ide të ndryshme për bisedimet me komisarin Han që të jemi maksimalisht konstruktiv dhe të kontribuojmë në zgjidhjen e krizës politike dhe ardhjen e tij ta përfundojmë me sukses.

Ajo gjë nuk varet vetëm nga ne, pasi që ka edhe palë tjera në bisedime, dhe për këtë arsye nuk dua që të jam as pesimist, as optimist, pasi që nuk mund të supozoj se si pala tjetër do të veproj”, tha Gruevski, transmeton zhurnal.mk

ME TE LEXUARAT