Grida Duma: Punësimi, prioriteti im

Politikë

posteri-grida-dumaKandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma dëgjoi nga afër banorët e zonës së ish-kënetës mbi problemet ekonomike dhe sociale të kësaj zone, ku mijëra banorë janë braktisur.

Sipas një njoftimi për shtyp të PD-së, banorët kërkuan punën të parën, ndërsa shprehën mbështetjen e tyre për projektin e kandidates Duma për Durrësin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Banorët e kësaj zone shprehën gjithashtu shqetësimin për sistemin e kanalizimeve, ndërsa kërkuan vëmendjen e bashkisë së ardhshme për t’i dhënë fund braktisjes së tyre.

Kandidatja Duma tha se kjo lagje e qytetit është pjesë e projektit të saj, ndërsa veçoi punësimin si prioritet të sajin

ME TE LEXUARAT