Greqi, një skandal korrupsioni shpërthen në rangjet e larta të policisë

Bota

greqiRastet e korrupsionit në gjirin e policisë greke kalojnë nivelin ”e atyre që i referohen kriminalitetit të organizuar” deri në atë masë sa mund të të bëjnë të parandjesh ”një komplot kundër qeverisë”.

”Kjo është ajo që ka dalë nga një hetim i brendshëm në këtë institucion, aq sa ka detyruar drejtorin e Agjencisë së Informimit Kombëtar (EYP – shërbimi sekret grek – shën. përkth.), Janis Rubatis të kërkojë një takim me kryeministrin Aleksis Cipras për ta vënë në dijeni për situatën”, sipas gazetës greke ”To Vima”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas asaj që referon kjo gazetë, niveli i korrupsionit të arritur nga disa zyrtarë të lartë të policisë është evidentuar nga regjistrimet e një bisede telefonike, e përgjuar marsin e kaluar, mes një funksionari të Drejtorisë së Emigracionit, i cili është një nga të hetuarit kryesorë nga Ministria e Brendshme greke, me një bashkëpunëtor të një zyrtari tjetër të lartë të policisë.

Biseda është regjistruar me rastin e hetimeve mbi përfshirjen e pesë agjentëve të policisë në organizata kriminale për trafikun e qenieve njerëzore.

Përgjegjësi për emigracionin flet fillimisht për domosdoshmërinë e zëvendësimit të një mbikëqyrësi dhe të një nëndrejtori (qartësisht persona të ndershëm) dhe për emërimin e dy të tjerëve në vend të tyre.

Pastaj, ai këmbëngul që duhej të zëvendësoheshin edhe dy persona që punonin pranë ministrit të Rendit Publik, Janis Panusis.

Faktikisht, zëvendësimet u bënë ashtu siç u përshkruan në bisedën e sipërcituar mes dy zyrtarëve të korruptuar.

”Nga një regjistrim tjetër telefonik del se, falë njohjeve të tyre në politikë, dy funksionarët e korruptuar ishin në gjendje të ndikonin te ministri i Rendit Publik, i cili, sipas konfirmimeve të telefonatës, do ta linte postin pas katër muajsh”, shkruan gazeta greke ”To Vima”.

ME TE LEXUARAT