Grabitën argjendarinë, vranë punonjësen, kapen dy të dyshuar në Shkodër

Aktualitet

policia-shkoderDy persona jane arrestuar ne Shkoder me akuzen e grabitjes me pasoje vdekjen e nje bizhuterie ne kete qytet ne muajin shkurt te ketij viti.

Policia berime dije se pas një pune hetimore nga Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër , në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër , u bë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datën 25.02.2015 në qytetin e Shkodër që bën fjalë për vjedhje me dhunë

me pasojë vdekjen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si rezultat i kësaj pune , më datë 22.05.2015, u bë ekzekutimi i Urdhërave të  ndalimit të  lëshuara nga  Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër për shtetasit Erando  Qatipi,  27 vjeç, banues në Tiranë Gjoana  Hila, (mbesa e viktimës),32 vjeç, banuese në Tiranë.

Policia ka thene se ndalimi i tyre u bë pasi nga verpimet hetimore intensive  nën e drejtimin e Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër ka rezultuar të jenë autorë  të dyshuar të vjedhjes me dhunë me pasojë vdekjen e shtetases A. H., ndodhur me datë 25.02.2015.

Sipas policise, në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë vjedhur viktimes A. H, disa bizhuteri floriri, dy unaza, një orë floriri dhe  një shumë të hollash (lekë).

ME TE LEXUARAT