Gjykata e Korçës: 150 vite burg për të arratisurit nga burgu i Drenovës

Aktualitet

burg drenoveRreth 150 vite burg në total ka dhënë Gjykata e Korçës për të arratisurit e burgut të Drenovës, sakaq i njëjti dënim është kërkuar nga Prokuroria.

Me nga 25 vite burg Gjykata dënoi organizatorët e arratisjes, Admir Tafilin, Fran Marashin dhe Gëzim Gurin, sakaq me 2 vite e 6 muaj burg ka dënuar Artur Gorën.Ndërkohë edhe bashkëpunëtorët nuk ia kanë hedhur lehtë, teksa Elvis Lami është dënuar me 17 vite burg, Olsian Maci me 13 vite, Albi Mcini me 15 vite po ashtu si Alfred Qefaliaj, ndërsa për, Bledian Dedën, gjykata dha 16 vite burg.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ME TE LEXUARAT