Gazeta greke: Albtelecom do të shitet për 200 milionë euro?

Aktualitet

oteeeOTE Telekom, gjigandi grek i telekomunikacionit, është në bisedime për të blerë kompaninë shqiptare Albtelekom.

Lajmin e bën të ditur gazeta greke eKathimerini. Sipas saj  OTE, që ka hyrë në tregun shqiptar që në vitin 2000 përmes kompanisë AMC, ka bërë disa bisedime me përfaqësues të Albtelekomit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një marrëveshje nuk është arritur akoma shkruan gazeta. Kathimerini raportn se aksionerët turq të Albtelekomit kanë kërkuar nga 200 deri në 230 milionë euro, ku përfshihen edhe 70 milionë euro në kredi.

Burime të OTE thonë se çmimi është i pakonceptueshëm. Më herët shefi i Albtelekom, Erkan Tabak mohoi bisedimet ne disa intervista te dhena per median shqiptare.

Aktualisht aksioneri kryesor i OTE është Deutsche Telekom.

Bashkimi i AMC me Eagle Mobile- Albtelekom do krijonte një kompani të fuqishme në treg.

ME TE LEXUARAT