Fushata, gjobiten 5 televizione: S'i dhanë kohë kandidatëve të PD

Aktualitet

fushata-pdNje pjesa e anetarit te Bordi i monitorimeve te mediave kërkon supergjoba për 5 televizione informative me argumentin sipas tyre se nuk i është dhënë kohë e njëjtë televizive e transmetimit të fushatës live të kandidatëve të djathtë në krahasim me forcat politike të majta.

Propozimi është bërë në Bordin e Monitorimit të Medias nga anëtare afer me Partia Demokratike, ku nuk ka marrë votën e anëtarëve të Partisë Socialiste. Sipas këtij raporti, kërkohet gjobë edhe për televizionin informativ A1 Report në vlerën e 15 milionë lekëve të vjetra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë raport, anetaret e Partise Demokratike nuk kanë arritur të tregojë konkretisht se cilat aktivitete live nuk janë pasqyruar në televizionet informative, në mënyrë që të faktojnë pretendimin e tyre se fushata e Partisë Socialiste ka pasur më shumë kohë televizive.

Argumenti për të cilin një pjesë e bordit nuk e ka votuar është se Kodi Zgjedhor përcakton një pasqyrim të barabartë mes forcave politike përgjatë gjithë kohës së fushatës dhe jo vetëm mbi bazën e transmetimit javor. Propozim është bërë kur kanë kaluar vetëm 9 ditë nga fushata. Në fakt nëse një koalicion ka më shumë aktivitete live se sa një koalicion tjetër është pothuajse e pamundur për televizionet informative të garantojnë të njëjtën kohë. Për këtë arsye duhet të ishte me rëndësi që anëtarët e bordit që kanë votuar për gjobitjen e televizioneve të tregonin edhe se cilat aktivitete të PD janë “censuruar” për të transmetuar të PS.

Kundërshtimi është referuar vetëm për aktivitetet live dhe jo për pasqyrimin e fushatave brenda edicioni informative televizioni, kur minutazhi i kronikave varet drejtpërdrejtë nga redaksitë, dhe që sipas raportit të gjitha televizionet e kanë ruajtur balancën.

Nëse propozimi do të gjejë zbatim ose jo pritet të vendoset të hënën në mbledhjen që do të mbajë institucioni i vetëm për monitorimin e zgjedhjeve në vend, KQZ.

Burime nga PD nënvizuan se anëtarët e Bordit të Monitorimit të Medias që kanë firmosur nuk janë përfaqësues të drejtpërdrejtë të PD, pasi janë të zgjedhur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve./shqiptarja

ME TE LEXUARAT