Finalja e Eurovision, ja numri që do të mbajë Elhaida Dani

Showbiz

Mbremjen e të shtunës, me 23 maj, Elhaida Dani dhe kënga e kënduar prej saj “I'm Alive” do të mbajnë numrin 26 në finalen e madhe të Festivalit europian të Këngës.

Të enjten u zhvillua edhe gjysmëfinalja e dytë, ku u kualifikuan për në finale edhe 10 vende të tjera, të cilat u bashkëngjiten 10 finalistëve të natës së parë dhe 7 vendeve, të cilat janë automatikisht në finale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këngëtarja shkodrane dhuroi shumë emocion me zërin e saj në natën e parë gjysmëfinale, duke bërë që Shqipëria të ishte e para që fitoi të drejtën për në finalen e “Eurovision”-it, i cili këtë vit zhvillohet në Vjenë.

ME TE LEXUARAT