F1, Gafë e Mercedes, Rosberg fiton cmimin e Monakos

Sport

rosbergNico Rosberg fitoi Çmimin e Madh të Monakos për herë të tretë. Piloti gjerman i Mercedesit arriti suksesin falë një “dhurate” që iu bë nga skuderia e tij, e cila vendosi të fuste në bokse kryesuesin e garës Lewis Hamilton, kur duheshin edhe pak xhiro nga fundi.

Vendimi i çuditshëm bëri që britaniku të humbte edhe vendin e dytë, që u arrit nga Sebastian Vettel (Ferrari).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vendet pasuese, i katërt dhe i pestë ishin pilotët e Red Bullit, Daniil Kvyat dhe Daniel Ricciardo, të cilët lanë pas Ferrarin tjetër të Kimi Raikkonen.

Kreu u Mercedesit, Toto Wolff, tha pas gares se gaboi në vendimin për të futur në bokse Hamiltonin: "Gabuam në llogaritjen e distancës dhe i kërkojmë falje pilotit tonë pasi i hoqëm nga dora fitoren".

ME TE LEXUARAT