ERRU, tarifa për operatorët që trajtojnë mbetjet e ngurta në landfille

Aktualitet

inerteEntit Rregullator të Ujit do t’i jepet më tepër pavarësi për vendosjen e tarifave për operatorët që trajtojnë mbetjet e ngurta në landfille, përmes miratimit nga parlamenti të anëtarëve të komisionit drejtues.

Ky është ndryshimi që qeveria ka bërë në ligjin “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”. Projektligji ka mbërritur në Kuvend dhe pritet të nisë diskutimet në komisionet parlamentare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas relacionit shoqërues të pr/ligjit, ndryshimet kanë si qëllim përcaktimin e një pavarësie të qartë të ERRU-së, nëpërmjet miratimit nga parlamenti, të anëtarëve të komisionit drejtues, shtimin e funksionit të ri për vendosjen e tarifave për operatorët që trajtojnë mbetjet e ngurta në landfille, impiante incenerimi dhe mënyra të tjera, si dhe rritjen e masave të sanksioneve ndaj operatorëve që shkelin detyrimet ligjore.

Ndryshimi tjetër në ligj ka të bëjë me përcaktimin e ERRU-së si institucion monitorues, që grumbullon të dhënat dhe i analizon ato. Një nga bazat e punës së ERRU-së është vlerësimi i përformancës së shoqërive të ujësjellëskanalizmeve, për të përcaktuar drejt politikat tarifore. “Për këto arsye monitorimi dhe analizimi i të dhënave të operatorëve janë funksione të pandara të ERRU-së për të patur një sektor të ujësjellës-kanalizimeve financiarisht të vetë-qëndrueshëm dhe shërbime të një cilësie të lartë, të përballueshme nga të gjithë konsumatorët në Shqipëri” thuhet në relacion. (atsh)

ME TE LEXUARAT