Edhe Britania kundër Blatterit: Të ikë nga FIFA

Bota

cameronKryeministri britanik, David Cameron kërkoi sot dorëheqjen e presidentit të FIFA-s, Joseph Blatter, njoftoi një zëdhënës i Downing Street.

I pyetur nëse Botërori i ardhshëm duhej të zhvillohej në Angli, zëdhënësi tha se vëmendja duhej të përqendrohej te hetimet dhe reforma e FIFA-s.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po sot, edhe presidenti i Federatës Angleze të Futbolli, Greg Dyke, i kërkoi presidentit të FIFA-s, Joseph Blatter të largohej nga skena e futbollit pas skandalit më të rëndë në historinë e organizmit qeveritar të futbollit botëror.

“Sepp Blatter duhet të largohet. Ai duhet të largohet nëpërmjet dorëheqjes, nëpërmjet mosvotimit apo nëpërmjet një rruge të tretë që ne duhet të gjejmë”, i deklaroi Dyke britanikes Press Association.

“Nuk ekziston asnjë mundësi në rifitimin e besimit te FIFA, në ndërkohë që Blatter është ende atje”, theksoi Dyke.

ME TE LEXUARAT