Duma: Do bëj çdo gjë që t’ia vlejë të merresh me bujqësi

Politikë

griiiKandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me banorë dhe fermerë të Manzës për të ndarë me ta planin afatgjatë për zhvillimin e bujqësisë së zonës. Duma tha se një nënkryetar i Bashkisë do të punojë vetëm për bujqësinë ndërsa fermerëve do tu krijohen kushtet për të prodhuar sa më shumë dhe të shesin produket shpejt dhe më çmime më të mira.

“Kjo është zonë e begatë bujqësore dhe si zonë e begatë unë ju siguroj një gjë; vlerësimin e punës suaj këtu. Vlerësimin e produktit bujqësor të zonës. Do t’ju siguroj lidhjen e produktit me Durrësin. Do t’ju siguroj përditë të dini sa është çmimi i produkteve që të mos bini pre e tregtarëve që fitojnë më shumë se ju që prodhoni.  Do tu sigurojmë që subvencioni do të shkojë tek prodhuesi dhe jo tek tregtari. Do bëj çdo gjë që t’ia vlejë të merresh me bujqësi. Në të gjithë eskperiencën time në ministrinë e Integrimit, europianët thoshin një gjë; investoni në bujqësi sepse e keni mrekulli bujqësinë”, tha Duma.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Banorët e zonës ngritën shqetësimin e faturave të energjisë elektrike dhe kërkuan mbrojtjen e bashkisë. “Jemi 5 vetë në familje dhe kemi një jetë të vështirë. Dritat i kanë çuar në tavan dhe çfarë mund të bëjmë me 200 mijë lekë në muaj. Kam vetëm borxhe”, tha një banore. “Tek energjia elektrike jemi të gjithë të mbytur në borxh”, u shpreh një tjetër.

“Në emër të të drejtave të qytetarëve unë kam deklaruar se do të hap departamentin e mbrotjes tuaj ligjore. Deri në 2017 kur verdikti të jetë i plotë për uljen e çmimit të energjisë, atë që nuk e arrijmë tani, qytetarët e Bashkisë së Durrësit do të kenë mbrojtje ligjore ndaj abuzimeve në fatura. Do jenë 5 zyra të mëdha që ju do trokisni dhe të dini si të mbroheni”, tha Duma.

Njëkohësisht, kandidatja e djathtë u shpreh se do marrë zgjidhje edhe problemi i ujit të pijshëm falë edhe mbështetjes së Bankës Botërore.

“Problemin e ujit do ta zgjidhim. Tashmë kemi një partner të madh si Banka Botërore për ujësllësin dhe kanalizimet. Kemi një fond dhe ky është një lajm I mirë që me mbi 80 milionë euro do zgjidhet njëherë e mirë problemi I ujit. Një gjë që nuk dua ta dëgjoj më është që qytetarë 3 mijë vjeçarë afër detit të mos kenë ujë. Do të kemi ujë që në planin e emergjencës. Ky është një projekt i mire dhe do të vazhdojë. Kështu që do ta zgjidhim”, u shpreh Duma.

ME TE LEXUARAT