Droni amerikan vret 5 militantë në Pakistan

Bota

PAKISTANNjë sulm me aeroplan amerikan pa ekuipazh në Luginën Shauall në veriperëndim të Pakistanit ka vrarë së paku pesë militantë, raporton sot Reuters duke u mbështetur në të dhënat e zyrtarëve të inteligjencës pakistaneze.

Sulmi i mbrëmshëm në zonën malore që është në kufi me Afganistanin, pason vendosjen e trupave pakistaneze në këtë zonë dhe sulmeve të ngjajshme me dron të shtunën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zona njihet për prani të madhe të talebanëve dhe si një nga rrugët kryesore të kontrabandimit për në Afganistan.

Derisa duket se edhe ushtria pakistaneze përgatitet për ofenzivë, nga zona mbahet larg gazetarët ndërsa shumica e linjave të telefonit për rajonin në fjalë janë këputur.

ME TE LEXUARAT