Dhunimi i punonjësve të INUV në Sukth, policia: Akuzat e PD të pasakta

Aktualitet

D.-Policise-DurresPolicia e Durresit ka reaguar sot ne lidhje me me deklaratën e Nënkryetarit të Partisë Demokratike Edmond Spaho per nje incident te ndodhur ne kete qark diten e sotme gjate fushates elektorale.

Policia e Durrësit sqaron se pas incidentit ku janë goditur punonjës të INUV të Bashkisë Sukth, në datë 27 maj 2015, janë marrë deponimet e personave të lënduar dhe është rindërtuar skena e ngjarjes, nën drejtimin e Prokurorit të çështjes si edhe është marrë kontakt me zv/Prokurorin e rrethit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mbi bazën e këtyre deponimeve, rezulton se të vetmit persona që kanë ushtruar dhunë fizike mbi ta janë shtetasit G.D. dhe B.K. banues në Sukth, të cilët janë shpallur në kërkim menjëherë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë.

Shtetasi i përmendur nga zyrtari i PD-së, Berti Hoxha, mbi bazën e dëshmisë së personave të  lënduar, vetëm ka debatuar më herët me ta, por nuk është përfshirë në konflikt fizik. Policia e Durrësit, duke ftuar çdo qytetar apo subjekt politik të ndihmojnë në luftën kundër paligjshmërisë dhe krijimin e një ambjenti sa më të sigurt, konfirmon se udhëhiqet vetëm nga ligji në punën e përditshme dhe do të zgjedhë t’i rrijë larg debatit politik.

ME TE LEXUARAT