Dështon marrëveshja Kosovë – Serbi për energjinë

Kosovë&Rajon

brukselKa përfunduar pa marrëveshje takimi i sotëm i palës kosovare dhe asaj serbe për çështjet e energjisë.

Ministrja për Dialog e Kosovës, Edita Tahiri, i ka thënë KTV-së nga Brukseli se pala serbe ka dalë me kërkesa të reja që bien ndesh me marrëveshjen e arritur mes dy vendeve për energjinë.

Ajo ka thënë se Serbia ka kërkuar që të ketë një distribucion për furnizim të veriut dhe që të licencohet “Elektrokosmeti” për lexim të orëve, gjë që pala kosovare nuk i ka pranuar.

ME TE LEXUARAT