Dëshmitarja: E kam parë Ivanovicin me uniformë policie

Kosovë&Rajon

ivanovic14Ka vazhduar të enjten gjykimi kundër Oliver Ivanoviq dhe katër të akuzuarve të tjerë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në veri të këtij qyteti

Dëshmitarja Besa Sokoli ka rrëfyer për ngjarjet e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në atë pjesë të qytetit. Ajo tha se natën kritike bashkë me të gjithë anëtarët e familjes ka qenë në banesën e saj në veri.

Sipas saj, natën e 3 shkurtit pas orës 19:00 kishte dëgjuar zhurma njerëzish, por edhe sirena të autoambulancave duke shkuar në spitalin e qytetit që ndodhej në veri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo bëri të ditur se atë natë grupe serbësh kanë hyrë të armatosur nëpër ndërtesa të ndryshme, duke shtënë me armë nëpër dyert e banesave të shqiptarëve.

Dëshmitarja ka rrëfyer edhe për përjetimin rreth vrasjes së kunatit të saj, Muharrem Sokoli. Në lidhje me të akuzuarin Oliver Ivanoviq, ajo tha se e ka parë njëherë pak para fillimit të bombardimeve të NATO-s në uniformë të policisë, dhe jo asnjëherë tjetër.

Ndërkaq sa i përket të akuzuarve tjerë, ajo shtoi se nuk i njeh asnjërin prej tyre. Avokati i Ivanoviqit, Nebojsha Vllajiq, tha për Kosovapress se dëshmitarët të cilët po i sjellë prokurori nuk kanë të bëjnë fare me ngjarjet dhe e tërë kjo është vetëm humbje kohe.

Seanca do të vazhdojë në ora 14:00, ndërsa dëshmitari i radhës do të jetë Rrahim Nimani.kosovapress

ME TE LEXUARAT