”Daily Telegraph”: Bebes së çiftit princëror t’i vihet emri Diana!

Soft

dianaZbret në ”fushën e betejës” edhe ”Daily Telegraph”, gazeta më autoritare britanike me orientim konservator, në fushatën për emrin e bebes së çiftit princëror, Kate dhe William.

Gazeta kërkon që vajzës së porsalindur t’i vihet emri Diana, për nder të gjyshes së saj të vdekur, njëkohësisht nëna e princit William, ikonë mediatike e paharruar edhe pothuajse 18 vjet nga vdekja e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në pritje të njoftimit të dukëve të Kembrixhit dhe në sfondin e parashikimeve që favorizojnë emrat Alice, Charlotte dhe Olivia, ”Daily Telegraph” shkruan se “kombi pret që princesha të quhet Diana”.

Ndërkohë, e porsalindura do të nderohet sot me të shtëna topash, 41 të tilla nga ”Hyde Park” dhe nga ”Tower Bridge” të Londrës

ME TE LEXUARAT