Çela: Në prill, OSHEE konfirmon drejtimin e duhur drejt rimëkëmbjes

Aktualitet

celaAdministratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Adrian Çela deklaroi të hënën se, muaji prill konfirmon drejtimin e duhur të kompanisë OSHEE për rimëkëmbjen.

“Kam kënaqësinë të deklaroj se, muaji prill konfirmon drejtimin e duhur të kompanisë OSHEE për rimëkëmbjen, ku pothuajse të gjithë objektivat janë realizuar, madje duke i tejkaluar. Falënderoj abonentët që iu përgjigjen pozitivisht thirrjes tonë për të qenë konsumatorë të ligjshëm”, deklaroi Çela.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tij, targeti për muajin prill ishte 47 milionë lekë, ndërsa OSHEE arkëtoi 50 milionë dollarë. “Humbjet në rrjet për muajn prill ranë në 30.5 %”, deklaroi Çela.

ME TE LEXUARAT