Casillas: Juve do të përpiqet të sulmojë

Sport

ikerIker Casillas është i bindur se Juventusi do të përpiqet ta dominojë ndeshjen e nesërme gjymësfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra spanjolle do të udhëtojë të martën në Torino në kërkim të finales së dytë radhazi në garën evropiane dhe Casillas mendon se ata do të luajnë me tjetër kundërshtar, krahasuar me Atleticon, të cilin Reali e eliminoi në çerekfinale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nuk mendoj se ndeshja e nesërme do të jetë si ajo kundër Atleticos”, ka deklaruar Casillas për La Gazzetta dello Sport transmeton Telegrafi.

“Juventusi në Ligën e Kampionëve dhe në ndeshjet vendimtare gjithmonë ka bërë të pamundurën për ta dominuar ndeshjen”.

“Edhe pse e them këtë, në gjysmëfinale çdokush del në fushë me rezultatin në mendje. Unë pres disa gola dhe nivel të lartë të tensionit deri nëf und”, ka shtuar kapiteni i Los Blancos.

ME TE LEXUARAT