Bojaxhi: Veliaj e Kosova, shpenzime luksi në kohë krize

Politikë

bojaxhiiiKandidati i pavarur per Tiranen, Gjergj Bojaxhi fton qytetarët që përmes donacioneve, sado modeste, të ndihmojnë fushatën e tij elektorale dhe grupimin 'Ne Tirana'.

Bojaxhi  thotë se nuk do të pranojë financime nga biznesi, në mënyrë që askush të mos pretendojë favore prej tij, Bojaxhi sulmon kandidatët Veliaj dhe Kosova se në kohë krize, kur shqiptarët po marrin arratinë nga varfëria, organizojnë siç shprehet ai, dasma elektorale, me para për të cilat nesër do të shndërrohen në favore ndaj financuesve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ftoj kandidatët e partive të bëjnë publike koston e fushatës së tyre si dhe financuesit. I ftoj të na tregojnë se me çfarë parash sponsorizohen me dhjetëra zyra elektorale kudo nëpër qytet. I kujtoj qytetarëve se çdo lekë që bizneset e mëdha i dhurojnë sot kandidatëve të partive, nesër do shpërblehen me leje ndërtimi dhe favore të tjera në kurriz të qytetarëve”-, është shprehur Bojaxhi.

ME TE LEXUARAT