Bllokojeni Wi-Fi-në, harrojeni telefonin dhe pushoni me biseda sy më sy

Teknologji

oppo-telefoniJeni të lodhur nga kontrollimi i vazhdueshëm i telefonit tuaj, e-mailave, likeve dhe tweetëve të rinj? Kaloni më shunë kohë duke shikuar në telefon se sa duke folur me partnerin tuaj? Ndjeni që jeni duke iu afruar “djegies digjitale”? Atëherë është koha për ndryshim.

Të mos keni frikë. Nuk jeni të vetmit që nuk dini të pushoni as atëherë kur jeni në pushim dhe të cilëve u nevojitet njëfarëlloj detoksimi nga teknologjia. Ndërsa opsionet janë të shumta. Nga wallpaperët që bllokojnë qasjen në rrjetet wireless, deri tek aranzhmanet për pushime vjetore që përjashtojnë nevojën e internetit, e deri te softueri që ju mban larg nga faqet nga të cilat jeni të varur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Njerëzit vazhdimisht lidhen në internet, kudo dhe në çdo pozitë, madje edhe derisa janë të shtritë në shtrat, derisa janë në restorant ose në dhomën e pritjes”, shpjegon Remy Oudghiri, drejtor i kompanisë franceze, Ipsos, që merret me hulumtimin e opinionit publik dhe autor i librit me këtë temë.

Ka gjithnjë e më shumë njerëz me pajisje që e mundësojnë këtë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më shumë se gjysma e të rriturve kanë telefona smartphone, derisa më shumë se një e treta e tyre kanë tablet. Kjo rritje e papritur e numrit të mundësive për lidhjen në internet, pas entuziazmit fillestar, ka çuar deri te ajo që përdoruesit të pyeten se si të vazhdojnë të shijojnë jetën dhe si të shmangin varësinë.

Hulumtuesit francez për shkak të kësaj kanë shpikur lloj të veçantë të wallpaper, i cili bllokon wi-fi. Kompania Ahlstorm punon në zhvillimin e tij të mëtejshmen duke synuar ta ofrojë në treg vitin e ardhshëm. Zëdhënësi i saj, Robin Guillaud, thotë që tashmë ekziston interesim i madh për këtë zbulim, veçanërisht për shkak të shkollave që nuk dëshirojnë që studentët e tyre të kalojnë për së tepërmi kohë me telefona në duar.

Sipas të dhënave të Ipsos, gati një e treta e francezëve tashmë ndjen nevojën për t'u larguar nga bota digjitale, ndërsa trende të ngjashme shihen edhe në vendet tjera.

Anketa nga viti 2006 ka treguar që 54 për qind e francezëve ndjejnë se si për shkak të teknologjive të reja kalojnë më së paku kohë së bashku. Vitin e kaluar përqindja është ngritur në 71, përcjell AFP.

Prandaj, disa hotele dhe vende pushimi kanë filluar të ofrojnë “pakete të detoksikimit”, në të cilat përfshijnë lojëra shoqërore dhe aktivitete lag nga interneti. Kështu për shembull hoteli Westin në Dublin mysafirëve u ofron opsionin e lënies së telefonit dhe kompjuterit tablet gjatë regjistrimit në dhomë, si edhe aktivitete si mbjellja e drunjve. Çmimi për një natë është 175 euro për person.

Kompania amerikane Digital Detox organizon shkuarjen në vende të largëta në SHBA ose destinacionet si Kamboxhia.

Thierry Crouzet, bloger i cili ka vendosur që për gjashtë muaj të “tërhiqet|” nga bota digjitale thotë që ka shumë vende të qeta dhe që nuk keni nevojë për paketën turistike të ju çojë diku larg për t'u larguar nga teknologjia.

Ky 49 vjeçar ka shkruar libër me përvojat e veta në librin “U shkyça”. Kjo ide i ka ardhur kur ka kuptuar që e-mailin, blogun dhe profilin në Twitter i kontrollon edhe natën.

“E shoh që të gjithë blogerët kanë filluar të pauzojnë gradualisht. Kemi filluar të kuptojmë që në fund teknologjia nuk ka ushqen” ka thënë Crouzet. Megjithatë, ai e pranon që si bloger e ka pasur shumë më lehtë për t'u larguar se sa ata që në punë mbështeten tek komunikimi me e-mail.

Prandaj disa kompani kanë vendosur që të ndalen së ngarkuari punëtorët e tyre që vazhdimisht të jenë online. Prodhuesi gjerman i automobilave Volkswagen në vitin 2011 ka ndaluar dërgimin e e-mailave të punësuarve në periudhën prej 18:15 deri në ora 19.

Ndërsa ata që nuk mund t’i rezistojnë Facebook, Twitter ose Google+, uebfaqja antisocial.cc ofron softuerin, i cili në periudhë të caktuar pamundëson qasjen në faqet që ju “pengojnë”.

Kur këto masa dështojnë, janë të ashtuquajturat rehabilitimet e internetit, si reSTART, i cili është programi i parë për rehabilitim i këtij lloji në SHBA. Sipas shkrimit në uebfaqen e tyre, shumica e përdoruesve të tyre kanë prej 18 deri 28 vjet, ndërsa janë regjistruar sepse për shkak të internetit kanë pasur probleme gjatë shkollimit, dhe vështirësi gjatë vendosjes dhe ruajtjes së marrëdhënieve sy më sy. Ky program përpiqet t’i mësojë se si të ushqehen shëndetshëm, të flenë sa duhet dhe që në mënyrë adekuate të zgjidhin problemet emocionale, në vend se të ikin në internet.

ME TE LEXUARAT