Bizneset debitore, OSHEE Lezhë: Aksioni në bregdet do vijojë gjatë gjithë verës

Aktualitet

LEZHEOSHEE aksionin ndaj bizneseve debitore e ka përqendruar këtë javë në bregdet, ku sipas saj numri i subjekteve debitore është mjaft i lartë në zonat turistike.

Drejtori i OSHEE Lezhë, Gjergj Malshi, konfirmon se nuk do të ketë furnizim me energjie për asnjë biznes që rezulton me debi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kemi shumë subjekte që për periudhën fund-shtatori dhe deri në këtë periudhë që kanë mbyllur aktivitetet e tyre sepse nuk punohet si punohet në periudhën e verës. Duke qenë se këto tani kërkojnë të fillojnë aktivitetin, pjesa më e madhe e tyre janë borxh”, tha drejtori i OSHEE.

Kontrollet nga grupet e punes të OSHEE dhe policisë vijojnë në Shëngjin, Tale dhe zonat lagunore, një aksion që do të zgjasë gjatë gjithë sezonit veror.

ME TE LEXUARAT