Berlin, Dombrovskis: KE pret listë të plotë reformash nga Athina

Bota

berlinAthina duhet të përshpejtojë përpjekjen për reforma dhe të prezantojë një listë të plotë dhe të besueshme, deklaroi zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Valdis Dombrovskis duke e përshkruar Greqinë si “një nga shqetësimet më të mëdha të Eurozonës”.

“Qeveria greke duhet të hartojë një listë reformash, të plotë dhe të besueshme. Kemi humbur shumë kohë. Tani negociatat janë në zhvillim e sipër, por duhet të përshpejtojmë. Vetëm pasi Greqia plotëson hapin e radhës të programit të reformave, mund të çlirohen këstet e fundit të kredisë”, i tha Dombrovskis gazetës gjermane “Bild”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dombrovskis shton se është shënuar progres, mirëpo Greqia “duhet të bëjë më shumë në fushën e përmirësimit të financave dhe në fushën e pensioneve dhe të tregut të punës”.

“Greqia duhet të propozojë tani reforma dhe jo vetëm të refuzojë ato që i propozohen”, theksoi ai

ME TE LEXUARAT