Berisha: Rama-Meta, po përdorin institucionet për të prishur zgjedhjet

Politikë

berisha-fbb2015Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se dy kreret e maxhorances, Rama - Meta po perdorin te gjithe institucionet per te prishur zgjedhjet!

Ja postimi i Berishes ne FB:

"Te dashur miq, Rama - Meta, ne panikun e humbjes dhe ndeshkimit popullor per zgjedhjet e 21 qershorit,

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

po ushtrojne terror te papare ne administraten shteterore per te angazhuar ate detyrimisht ne manipulimin e zgjedhjeve. Per kete qellim Rama - Meta kane vendosur qe:

- ti japin cdo drejtori dhe zyrtari leter me numrin e votave qe duhet te sjellin nga cdo kuti votimi qe kane ne ngarkim, per te ruajtur vendin e punes.

- punonjes nga ministrite njoftojne se nga drejtuesit iu kerkohen lista me me emrat dhe nr e leternjoftimeve te familjareve te tyre dhe garantimin se ata do te votojne per qeverine

- OSSH ka shpallur kerkesat per punesim per 1200 vende pune qe te gjithe duhet te transferojne gjendjen civile ne Durres

- ne shkolla, mesuesve dhe nxenesve u kerkohen me porosi te ministres numeri i leternjoftimeve te tyre dhe te prinderve te tyre.

- ne Berat dhe nje seri qytetesh te vendit punonjesve te thjeshte te administrates u eshte shperndare nje formular, te cilin çdo punonjes eshte i detyruar ta ktheje se bashku me emrat e 25 familjareve dhe te afermve qe ai apo ajo kane bindur te votoje per "aleancen e qelbesirave"

Keto jane vetem disa te dhena nga burime te shumta. Ju bej thirrje qytetareve te denoncojne me guxim cdo perpjekje apo kerkese qe iu behet atyre per te manipuluar rezultatin e zgjedhjeve!

ME TE LEXUARAT