Bayerni hyn në garë për sulmuesin e Real Madridit

Sport

bale2015Manchester United nuk e ka aspak të shtruar rrugën për të arritur te Gareth Bale. Van Gaal e kërkon me cdo kusht uellsianin dhe për të realizuar dëshirën e tij ka gati 100 milionë Paund por ditet e fundit çështja është komplikuar sepse në garë ka hyrë edhe Bayern Munchen. Pep Guardiola ka një simpati të madhe për sulmuesin e Realit dhe në këtë pikë, vendimtare do të jetë dëshira e lojtarit.

Lajmin e bën të ditur “Daily Mail” që thekson se Bale do të bëhet kryefjala e merkatos së verës pasi karriera e tij në Spanjë duket se po shkon drejt fundit. Guardiola e ka ndjekur për një kohë të gjatë uellsianin dhe mendon se ai është elementi i duhur për të blinduar krahun e majtë të sulmit të skuadrës gjermane pasi epoka e Ribery duket se ka përfunduar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithsesi, vetë lojtari duket se nuk dëshiron të dorëzohet pas dy sezoneve me fanellën e “Merengues” sepse ai synon ta fitojë bastin me tifozët “Los Blancos” të cilët e kanë vërshellyer shpesh herë gjatë këtij sezoni. “Duhet të punoj sa më shumë pasi kam ende mundësi për t’u përmirësuar. Lajmet për të ardhmen time nuk i lexoj sepse mbetem i përqëndruar te futbolli dhe shpresoj të vazhdoj në këtë rrugë sa më gjatë”, u shpreh uellsiani në një intervistë përpara disa ditësh. Një deklaratë që shkon në veshin e trajnerit Ancelotti, i cili duhet t’i sigurojë më shumë hapësira, pavarësisht sezonit jo shumë të mirë që Bale po zhvillon.ssport

ME TE LEXUARAT