Basha në Kavajë: Oferta jonë, ulja e taksave, ulja e çmimit të energjisë

Politikë

bashaPapunësia, rritja e cmimit të energjisë elektrike, shëndetësia dhe largimi nga skema e ndihmës ekonomike, ishin shqetësimet e banoreve të Kavajës dhe Rrogozhinës gjatë një bashkëbisedimi me kryedemokratin Lulzim Basha.

Banor: Kanë çu popullin në mënyrë të jashtëzakonshme, 900 vetë i kanë hequr vetëm nga përkrahja. Mos t’i japësh, unë jam një invalid i grupit të katërt i pjesshëm, marr 90 mijë lekë, nuk del as bukë thatë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Banor: Jam pa bukë në shpi po të them. S’kam ça të më bëjnë më, vetëm me më marrë shpirtin.

Banor: Lekët e dritave s’i japin, i thashë merri mbajini, jepjani Edi Ramës lekët!

Banor: Jam pa punë, më thuj ti si do ti ushqej unë, jam kryefamiljar, fëmijët e mi. Të shkoj të vjedh? Të lyp apo të bëhem kriminel?

E vetmja zgjidhje e kësaj situate sipas liderit demokrat, është bashkimi i votës kundër mazhorancës dhe përqafimi i alternativës së djathtë.

"Zgjidhja është të bashkojmë të gjithë votën për të ndalur të keqen, për të larguar të keqen dhe për t’i hapur rrugën punësimit me djersën e ballit, me aftësi dhe me meritë. Ne po bëjmë një ofertë për qytetarët, që të ulim taksat, të ulim çmimin e energjisë me 25 për qind, të falim kamatë-vonesat sepse janë bërë të papërballueshme për shqiptarët. Ne po ofrojmë mundësi që përmes dedikimit të fondeve të shtetit për investime publike dhe mbështetje ndaj biznesit, duke ulur taksat të hapen më shumë vende pune. Edhe biznesi i vogël ka ndarë shqetësimin me kryedemokratin për rënie në masë të xhiros ditore", tha Basha.

ME TE LEXUARAT