Basha nderon me çertifikatë mirënjohje personalitete të huaja

Aktualitet

basha-grupi-pdKryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha, ka nderuar me mirënjohjen e tij, Dr. Josef Moser, Dr. Vitor Manuel da Silva Caldeira, Prof. Asoc. Dr. Recai Akyel. Zoti Basha ka vlerësuar kontributin e tyre për modernizimin dhe standardizimin e sistemit të auditimit publik në Shqipëri, duke forcuar themelet e demokracisë, e si rrjedhojë duke përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve.

Çertifikatat e dhëna nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, zoti Lulzim Basha:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në mirënjohje

Në emër të qytetarëve të Tiranës, i jap këtë çertifikatë mirënjohje

Dr. Josef Moser

Në njohje të meritave personale dhe kapaciteteve të tij si Kryetar i Gjykatës Austriake të Auditimit dhe si Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Internacionale të Institucioneve Supreme të Auditit, të cilat për vite të tëra kanë nxitur modernizimin dhe standartizimin e sistemit të auditimit publik në Shqipëri, duke forcuar themelet e demokracisë, si rrjedhojë duke përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.

Më 26 Maj 2015

Lulzim Basha

Kryetari i Bashkisë së Tiranës

Në mirënjohje

Në emër të qytetarëve të Tiranës, i jap këtë çertifikatë mirënjohje

Dr. Vitor Manuel da Silva Caldeira

Në njohje të meritave personale dhe punës së famshme si Kryetar i Gjykatës Europiane të Auditit, e cila për shumë vite ka nxitur modernizimin dhe standartizimin e sisitemit të auditimit publik në Shqipëri,  me një kontribut të veçantë në mbështetjen e vendit në proçesin e integrimit drejt Bashkimit Europian.

Më 26 maj 2015

Lulzim Basha

Kryetari i Bashkisë së Tiranës

Në mirënjohje

Në emër të qytetarëve të Tiranës, i jap këtë çertifikatë mirënjohje

Prof. Asoc. Dr. Recai Akyel

Në njohje të meritave personale dhe kontributit të vlefshëm si Kryetar i Gjykatës Turke të Llogarive, i cili ka mbështetur drejtëpërdrejtë modernizimin dhe standartizimin e sistemit publik të auditimit në Shqipëri në linjë me standartet e Organizatës Internacionale të Institucioneve Supreme të Auditit, me ndikim të shquar në punën e përditshme të Institutit.

Më 26 maj 2015

Lulzim Basha

Kryetari i Bashkisë së Tiranës

ME TE LEXUARAT