Barcelona kampione, festë për titullin, lot për largimin e një ylli

Sport

Barcelona – Xavi, lamtumirë emocionuese dhe madhështoreBarcelona kampione e Spanjës. Xavi Hernandez ngriti lart trofeun e titullit të 23-të kampion për katalanasit në një ditë të vecantë për të. Ceremonia e titullut përkoi me atë të lamtumirës së mesfushorit legjendar që u përshëndet me tifozët në ndeshjen e tij të fundit në Camp Nou, pas 17 viteve të jashtëzakonshëm me fanellën blaugrana.

Kishte festë dhe hare por dhe nostalgji në impiantin katalanas. Barca është padrone e La Ligas, rikthehet sërish në fron pas një kampionati të jashtëzakonshëm ku në fazën e parë ishte deri në 6 pikë larg rivalëve të përjetshëm të Realit të Madridit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Luis Enrique, në sezonin e tij të parë në stol diti të tejkalojë cdo vështirësi madje edhe zërat që flisnin për një raport të prishur deri në pikën “o unë o ai” me yllin e skuadrës Lionel Messi. Falë një tredhëmbëshi nga më vrastarët që ka parë historia e futbollit, të famshin MSN, Messi Suarez, Neymar Barcelona fluturoi duke u shfaqur një shkallë më larte se gjithë të tjerët në Spanjë dhe në Europë.

Festa e titullit do të mbahet mend mbi të gjitha për lamtumirën prekëse të Xavi Hernandez, profesorit të mesfushës, njeriut të sa e sa mrekullive që i dha lamtumirën tifozëve të tij, pak ditë pasi bëri zyrtar largimin për tu larguar nga Barca për të nisur një aventur të re te Al Sad. Plot 17 vjet magji ne fanellën blaugrana, duhet ti kena kaluar të tëra para syve mesfushorit që ktheu futbollin në art me Xavin që nuk i mbajti dot lotët.

“Jemi klubi më i mirë në botë, të thonë cfarë të duan. I them faleminderit gruas time, vëllait prindërve, motrës, miqve, janë të gjithë këtu. Ju faleminderit për gjithshka, Ende nuk ka mbaruar, duam Kupën, duam Championsin. Rroftë Barcelona, Rroftë Katalunja”.

Momente me të vërtet emocionuese, 765 ndeshje me Barcelonën për një nga më virtuozët e futbollit botëror. Xavi synon ta mbyllë me një triumf të trefishtë, për ti vënë një kapak të artë karrierës në klubin katalans. Për sa i përket ndeshjes së fundit, me Deportivon përfundoi në barazim 2-2, një ndeshje që ishte pothuajse për katalanasit. Goli i avantazhit nga Messi erdhi pas vetëm 5 minutash, një gol me kokë , të rrallë në repertorin e pasur të argjentinasit. Dyfishimi erdhi sërish nga Messi që firmosi golin e tij të 43 në kampionat pas asistit të Neymar, dhe pastaj ndeshja u kthye në një shëtitje për Barcën me Deportivon që barazoi me golat e Perez e Salomao të shënuar respektivisht në minutën e 67 dhe të 76. Dy gola që i dhuruan Deportivos një pikë të artë që siguron mbijetesën.ssport

ME TE LEXUARAT