Barcelona-Bayern alias sfida yjore

Sport

mynchenTevez kundër Ronaldos, Messi kundër Muellerit dhe jo vetëm.

Champions League përjeton gjysmëfinalet e jashtëzakonshme të vajtjes duke dhuruar spektakël dhe emocione, ashtu siç ka ndodhur përgjatë gjithë sezonit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Surpriza vjen vetëm nga prania e Juventusit, i cili legjitimon kredencialet e tij me titullin e katërt kampion rresht në Itali dhe nesër do të provojë të frikësojë skuadrën e madhe të Ancelottit.

Por, krenaria e Champions League së këtij viti përfaqësohet nga derbi i Guardiolës, mes një Barcelone që krahasohet me një lumë të dalë nga shtrati përderisa ka shënuar 14 gola në dy ndeshje dhe një Bayerni pak më spektakolar, por që ka bërë një kampionat të një niveli të lartë.

Pragmatistja Juventus e Allegrit është në kërkim të një sipërmarrjeje gjigante kundër Realit, edhe pse dy suadrat duken më pak kompetitive nga Barca dhe Bayerni.

Sfida yjore e së mërkurës, një finale virtuale në avancë, ka përpirë dashamirësit e futbollit me skemat e kolauduara, me zotërimin e topit, por mbi të gjitha me teknikën e jashtëzakonshme dhe pasarelën e kampionëve.

Messi, Suarez dhe Neymar kanë gjetur së bashku me Luis Enrique një skemë vrasëse: shënojnë pa fund dhe kanë një përgatitje fizike të paparë.

Bayerni fitoi për inerci titullin kampion, por nuk është si parezistueshëm si vjeshtën e kaluar.

Guardiola po kërkon rendimentin më të lartë nga super ekipi i tij me lojtarë si Mueller, Goetze, Thiago dhe Lahm.

Ndërkohë, Juventusi ka pak për të humbur nga takimi me një Real që, i ngjashëm me Bayernin, duket jo në një fazë të jashtëzakonshme.

Reali do të rikuperojë Benzemanë e Balen për takimin e kthimit në ”Santiago Bernaneu”.

Pirlo, Tevez dhe supermbrojtja duhet të marrin nesër një rezultat pozitiv, që kalon nga mosprekja e rrjetës.

ME TE LEXUARAT