Banka Qendrore: Po bie konsumi

Aktualitet

bshBanka e Shqipërisë ka një këndvështrim ndryshe nga qeveria lidhur me ecurinë që ka patur ekonomia në tre muajt e parë të këtij viti. Pikësëpari, ajo vlerëson se kërkesa e brendshme dhe konsumi familjar janë ne rënie, çka tregon hapur brishtësinë e ekonomisë dhe pasiguritë që e presin në të ardhmen. Fajtore për rënien e konsumit është edhe reforma në pagesën e detyrimeve të prapambetura në energji.

Pagimi i faturave të prapambetura të energjisë elektrike dhe zbehja. E besimit konsumator ndikuan sjelljen konsumatorë në këtë periudhë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në raportin e tremujorit të tretë të politikës monetare Banka Qëndore nënvizon se pritshmërinë e saj për vlerësimin e rritjes ekonomike janë ulur. Dy shkaqet kryesore janë përmbytjet dhe problemet në tregun e naftës.

Në përgjithësi, informacioni i ri ekonomik ka ulur vlerësimet tona për rritjen e ekonomisë në vitin 2015. Dëmtimi i sektorit të bujqësisë nga përmbytjet në zonat Jugore të vendit, si dhe problemet në sektorin e naftës, pritet të faktorizohen. Në një rritje më të ulët të ekonomisë në tremujorin e parë.

Edhe pse qeveria ka marrë hua në tregun ndërkombëtar, Banka e Shqipërisë konstaton se sërish huamarrja e saj në tregun e brendshëm është e lartë dhe kjo ndikon në reduktimin e kredisë që bankat mund të japin për biznesin. Gjithashtu investimet e huaja vijojnë të jenë në rënie për të 5-tin tremujor rresht, ndërkohë që shqiptarët u janë rikthyer sërish marrjes së parave nga të afërmit jashtë. Remitancat në tremuajt e parë të vitit u rriten me 22%. Vizion plus

ME TE LEXUARAT