Arrestohet personi i shpallur në kërkim për trafik droge

Aktualitet

prangaPolicia e Sarandës ka arrestuar sot një 23 vjecar të shpallur në kërkim në akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi i arrestuar është  Lorenc P. Muka, vjeç 23, lindur në Përmet dhe banues në Ksamil.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye në banesën e tij në Ksamil, pasi rezulton i shpallur në kërkim që prej datës 08.05.2014, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

ME TE LEXUARAT