Arrestohet mafiozi italian, në kërkim prej 20 vitesh

Bota

mafioziiiPolicia braziliane deklaroi se ka arrestuar të martën një shtetas italian që kërkohej në vendin e tij prej më shumë se 20 vitesh si pjestar i mafias.

Paskualo Skoti ishte dënuar në mungesë në Itali që prej vitit 1991 me akuzën e 20 vrasjeve, si dhe pjesmarrje në organizata mafioze dhe krimin e organizuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

56-vjeçari u arrestua nga policia braziliane në bashkëpunim me Interpolin në qytetin Resife në verilindje të vendit, ku jetonte me identitet të rremë dhe ku ishte integruar në shoqëri duke u shtirur si biznesmen. Ai jetonte atje prej 28 vitesh dhe ishte gjithashtu babai i dy fëmijëve.

Sipas policisë, krimet për të cilat akuzohet i ka kryer në periudhën 1980 – 1983, ndërsa ishte në arrati që prej vitit 1986. Shtetasi italian pritet që të ekstradohet në vendlindje ku edhe do të vuajë dënimin.

ME TE LEXUARAT