Arrestimi, shqiptari bilnte vajza në Shqipëri, i bënte prostituta në Itali

Aktualitet

vrasje-italiPolicia italiane ka arrestuar nje shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar si trafikant femrash me qëllime prostitucioni.

Policia e Reggio Emilia ka arrestuar 43-vjeçarin Gazmir Daka, i cili jetonte në Itali pa leje qëndrimi, ndërkohë që ndodhej në kërkimi ndërkombëtar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shqiptari me origjinë nga Peqini ishte në kërkim edhe nga Interpol, me akuzën shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese.

Gazmir Daka sipas policise është dënuar në vitin 2005 në Itali me 6 vjet e dhjetë muaj burgim për trafik armësh dhe favorizim prostitucioni. Kurse nga një gjykatë shqiptare me shtatë vjet burgim për trafik qeniesh njerëzore.

Daka akuzohet se sillte nga Shqipëria vajza të reja për rrjetin e prostitucionit italian, ku një vajzë shitej për katër mijë euro. Kjo shitje bëhej që në Shqipëri.

ANSA shkruan se në momentet kur Daka u përball me forcat policore, bëri një përpjekje për t’u arratisur. Ai stimuloi një zë femre nga brenda shtëpisë ndërsa policët gjendeshin te porta dhe është përgjigjur duke thënë se bashkëshorti i saj nuk gjendej në shtëpi.

Kjo nuk zgjati shumë sepse në portën ku prisnin policët ka dalë e shoqja, e cila duket se po përpiqej të mbulonte arratinë e Dakës. Por policët duke kuptuar “lojën”, arritën ta vinin në pranga duke e dërguar në burgun e Pulce-s, për vuajtjen e dënimit të marrë në vite.

ME TE LEXUARAT