Aktori i njohur arrestohet për herë të tretë

Soft

brandon2015Aktori, Nicholas Brandon që u bë i njohur përmes serialit, "Buffy the Vampire Slayer" është arrestuar në Myrtle Beach në Karolinën e Jugut, për shkak të dehjes në publik.

Mediat e këtij shteti federal amerikan raportojnë se 44 vjeçari, Brandon është arrestuar të shtunën, ndërsa pasi është akuzuar për dehje publike, është liruar të dielën, transmeton sot Associated Press.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lejtnanti i policisë së Myrtle Beach, Joey Crosby, ka thënë sot se nuk ka detaje të tjera për të publikuar rreth arrestimit të tij.

Ky është arrestimi i tretë i tij, gjatë këtij viti. Në muajin shkurt, Brendon është arrestuar pasi ka refuzuar që të paguaj një faturë në një hotel në Florida.

ME TE LEXUARAT