Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, vdes 41 vjeçarja

Aktualitet

policia-kosoveNë mëngjesin e sotëm rreth orës 08:15 në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë një kamion ka goditur një këmbësore femër të moshës rreth 41 vjeçare, me ç’rast viktima nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Baki Kelani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Si pasojë e aksidentit nga lëndimet e rënda viktima ka ndërruar jetë në QKUK”, ka thënë Kelani.

Kelani më pas ka theksuar se njësitet relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme policore, si dhe kanë ftuar menjëherë ekipet mjekësore në vendngjarje.

ME TE LEXUARAT