AKEP: Nga 1 shtatori i këtij viti, shqiptarët me internet 4G në celularë

Aktualitet

4gNga data 1 shtator e ketij viti qytetarët shqiptarë do të navigojnë më lehtë dhe më shpejt në internet. Kjo, falë teknologjisë 4G e cila prej kesaj date do te jete e disponueshme.

Kreu i AKEP, Piro Xhixho e konfirmoi kete fakt gjatë raportimit në komisonin e veprimtarisë prodhuese. Xhixho thekosoi se kompanitë celulare do të kenë mundësi të ofrojnë për klientet e tyre këtë teknologji duke nisur nga shtatori.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Vendimi jonë që është në përputhje me vendimin e qeverisë ne kemi lënë 1 shtatorin ku i jepet mundësi të gjithë operatorëve të përdorin frekuencat ekzistuese bazuar në neutralitetin teknologjik. Ka shancin që të futemi menjëherë me 4G", tha Xhixho, teksa konfirmoi se në korrik do të hyjë në fuqi njehsimi i tarifave, në bazë të të cilit çdo thirrje brenda jashtë rrjetit do të ketë çmim të njëjtë.

"Në korrik hyn në fuqi për kontratat e reja dhe për kontratat e vjetra ngelen në fund të vitit. Mos kujtojnë operatorët se mund të rrisin tarifat", tha Pirro Xhixho, kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Xhixho deklaroi se plot 3.5 milionë karta SIM janë përdorur aktivisht nga qytetarët shqiptarë, megjithatë fitimet e kompanise celulare janë reduktuar me 13 përqind.

ME TE LEXUARAT