Ahmetaj: Kredia e BB-së, lajm shumë i mirë për ekonominë

Aktualitet

ahmetajArben Ahmetaj, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, deklaroi të premten se kredia prej 1.2 miliardë dollarësh për 5 vitet e ardhshme që Banka Botërore ka miratuar për Shqipërinë, është një lajm shumë i mirë për ekonominë tonë.

“Bordi i Bankës Botërore vlerësoi angazhimin e thellë të qeverisë në mbështetje të reformave që duheshin nisur kohë më parë. Ky është një lajm shumë i mirë për ekonominë. Këto fonde ofrohen me interesa tepër të vogla dhe do të mundësojnë avancimin e reformave në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm”, tha Ahmetaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministri i Ekonomisë shtoi se, viti i kaluar ishte “shumë i rëndësishëm” pasi janë rritur me 10% vendet e reja të punës.

“Përmirësimi i klimës së biznesit është element kryesor i programit që do të mbështetet nga Banka Botërore. Shqipëria do të bëhet një vend më tërheqës për investitorët e huaj me ligjin e turizmit dhe ligjin e investimeve strategjike që ofron garanci maksimale juridike për ta”, nënvizoi Ahmetaj.

ME TE LEXUARAT