Ahmetaj: Ja rezultatet e operacionit për hidrokarburet

Aktualitet

ahmetajMinistri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, në një konferencë për shtyp të mbajtur paraditen e së premtes, ka publikuar rezultatet e operacionit në tregun e hidrokarbureve.

Ahmetaj ka nënvizuar se disa subjekte tregtare janë penalizuar për abuzime; disa pronarë janë arrestuar, ndërsa ndaj disa të tjerëve ka nisur procedimi penal.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Për 10 dite, për periudhën nga 4-14 Maj, janë kontrolluar gjithsej 122 subjekte.

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë janë vendosur gjoba nga 750 mijë lekë për 4 subjekte lidhur

me problematikat e sasisë, instrumentet matës, mungesa e vulave, apo ato që në i referohemi si pompa

jo automatike, pompa manuale të cilat janë bllokuar.

Nga Inspektorati Qendror Teknik janë marrë deri më sot 150 monstra benzinë dhe gasoil, nga të cilat ato

që janë kapur në shkelje të standardit në lidhje me squfurin dhe flakërimin por, edhe janë konstatuar

rast i falsifikimit apo i manipulimit të produktit, janë mbajtur 10 akt- konstatime për shkelje në shmangie

nga standardi dhe janë bllokuar 3 subjekte me depozitat.

Përsa i përket Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ka konstatuar gjatë kontrolleve shkelje

administrative dhe ka marrë këto masa: ka bllokuar pikat e karburantit në 19 raste; ka vendosur

penalitete në 9 raste dhe ka sekuestruar 1 pikë. Për rastet penale po bashkëpunohet në vazhdimësi

punon me Krimin Ekonomik.

Strukturat e Krimit Ekonomik dhe Financiar, nga 122 kontrolle të ushtruara kanë konstatuar 40 raste me

shkelje të cilat janë denoncuar për ndjekje penale dhe kanë filluar hetim penal. Pra, 40 subjektet janë

proceduar penalisht për fshehje të ardhurash; nga këto 5 janë denoncuar edhe për ruajtje, magazinim

dhe tregtim të mallrave të kontrabandës, ndërsa 2 edhe për mashtrim me cilësinë; 6 pronarë, dhe/ose

administrator janë arrestuar në flagrancë; 2 janë shpallur në kërkim; 26 janë në ndjekje të lirë; 6 pika

tregtimi zot rezultojnë të bllokuara nga krimi ekonomik.”, ka theksuar Ahmetaj.

Ministri i Ekonomisë ka shtuar se, operacionet për kontrollin e hidrokarbureve do të vazhdojnë, që nga pikat e importit e deri tek ato të furnizimit.

ME TE LEXUARAT