3-mujori, të ardhurat personale, 30 % më pak se plani

Aktualitet

te-ardhuratTë ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale (TAP) gjatë tre muajve të parë të këtij viti llogariten rreth 30 % më pak se planifikimi për tu arkëtuar në këtë periudhë.

Sipas treguesve fiskale paraprak të ministrisë së Financave, të ardhurat nga TAP janë 6.120 milionë lekë nga 8.780 milionë lekë që ishin planiifikuar. Për vitin 2015, financat planifikojne të mbledhin 35.317 milionë lekë të ardhura.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të ardhurat e mbledhura gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2015 rezultojnë më të ulëta edhe krahasuar me 3-mujorin e vitit 2014. Referuar statistikave zyrtare të ministrisë së Financave, të ardhurat nga TAP gjatë periudhës janar-mars 2014 llogariten 6.444 milionë lekë.

Të ardhurat personale që tatohen mund të kategorizohen në nëngrupe: TAP mbi të ardhurat nga paga në sektor publik dhe sektor privat; TAP nga interesat bankare; TAP nga dividendët; TAP nga shitja e pasurive të paluajtshme dhe TAP për burime të tjera të ardhurash.

Të ardhurat që vijnë nga tatimi mbi pagat zënë peshën kryesore sa i takon strukturës së vlerave të tatimit të të ardhurave personale (TAP)

ME TE LEXUARAT