Zhvishet politikanja, protestë ndaj qeverisë

Soft
Zhvishet politikanja, protestë ndaj qeverisë

Një politikane çeke ka zgjedhur një mënyrë pikante për të shprehur pakënaqësinë e saj ndaj qeverisë.

Kauza e Ester Kaplankova është taksimi i lartë që rëndon mbi xhepat e qytetarëve. Shumë njerëz mund të kenë akuzuar qeverinë se po u heq edhe rrobat e trupit me çmimet e larta, por vetëm Kaplankova guxoi të zhvishej publikisht.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Videoja e 37-vjeçares, e cila njëkohësisht është edhe nënkryetare e Partisë Liberale, ka tërhequr vëmendjen e Çekisë dhe jo vetëm, pasi po bën xhiron e botës pas publikimit në “Facebook” dhe “Twitter”.

Por duket se kjo gjë ka ngjallur reagime të ashpra nga kryetari i Partisë së saj, Peter Mach, i cili i kërkoi publikisht Kaplankova-s të heqë menjëherë videon nga rrjetet sociale.

ME TE LEXUARAT