Zhbllokohen kolonat në Merdare e Dheun e Bardhë

Kosovë&Rajon

merdareeeSot në orët e hershme të mëngjesit janë krijuar pritje të gjata në dalje nga Kosova për në Serbi. “Departamenti i Policisë Kufitare edhe përkundër shtimit të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, informon se në pikë-kalimin kufitar Merdar, në orët e hershme të mëngjesit në dalje ka pasur kolonë mbi një kilometër dhe pritjet kanë zgjatur nga një orë deri në dy orë, varësisht prej frekuentimit të automjeteve”, thuhet në një komunikatë të Policisë.

Po ashtu edhe në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë, në orët e hershme të mëngjesit janë krijuar kolona me pritje në dalje me më pak se një orë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Tani në orët e pasdites situata e pritjeve është përmirësuar, në pikë-kalimin kufitar te Dheu i Bardhë nuk ka pritje fare, ndërsa në Merdar pritjet janë të shkurtra me kohëzgjatje deri në 30 minuta, pritje këto të cilat bazuar në intensitetin e punës dhe frekuentimit të automjeteve pritet së shpejti të eliminohen dhe të mos ketë pritje fare”, thuhet në komunikatë të Policisë.

ME TE LEXUARAT