WhatsApp ofron shërbimin e telefonatave

Teknologji

whats-up14Platforma e komunikimit WhatsApp lejon përdoruesit të bëjnë telefonata nëpërmjet këtij aplikacioni.

Versioni i ri i WhatsApp-it eshte pajisur  tashmë me tri opsione për kontaktet, “chat”-in dhe telefonatat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përdoruesit duhet të prekin opsionin “CALLS” dhe të zgjedhin kontaktin të cilin duhet të telefonojnë. Telefonata do të jetë pa pagesë.

Opsioni funksionon vetëm nëse keni një lidhje interneti në celular.

Aplikacione të tjera të ngjashme, siç është Viber, e ofronin më parë një opsion të tillë dhe mendohet se WhatsApp-i e ka sjellë këtë të re për të qenë në të njëjtin hap me konkurrentët në treg.

ME TE LEXUARAT