Gjykata e lë në “burg pa afat”, Mark Frrroku: Para Zotit, jam i pafajshëm!

mark-frroku15Mark Frroku në paraburgim: Para Zotit jam i pastër

“Para Zotit dhe ndergjegjes time jam i paster. Drejtesia le te beje punen e saj”, keshtu eshte shprehur deputeti Mark Frroku teksa ka dale me pranga ne duar nga gjykata e Larte diten e sotme.

Kliko per me shume info

Rreth ores 16.35 ai doli nga godina e gjykates e cila dha ndaj tij masen e sigurise “arrest me burg” me akuzen e nje vrasje te kryer ne vitin 1999 ne Belgjike.

Gjykata le ne burg Mark Frrokun

Arrest me burg eshte masa e dhene nga Kolegji Penal i Gjykates se Larte ndaj deputetit Mark Frroku.
Kolegji Penal me relator Artan Brocin, deklaroi vendimin pak momente me pare.
Prokuroret Rovena Gashi dhe Madrid Kullolli, kerkuan mbajtjen ne burg te deputetit Frroku me akuzen e vrasjes ne Belgjike.
Sipas prokurorise, deputeti Frroku fajesohet per nje vrasje te ndodhur ne vitin 1999 ne Belgjike ku ka mbetur i vdekur nje shtetas (Aleksander Kurti) qe eshte goditur me thike nga i dyshuari.
Nga ana tjeter, Mark Frroku po hetohet edhe per deshmi te rreme para prokurorit ne ceshtjen e Tom Doshit.

LEXO EDHE:  Grabitësit vranë pronarin e dyqanit në Kamëz, policia reagon ashpër: Shpërblim për kapjen e autorëve

Ditet e fundit prokuroria ka nisur nje hetim edhe per pastrim parash dhe fshehje pasurie ndaj deputetit Mark Frroku.
Ai i mohoi dje te gjitha akuzat e bera ndaj tij ne fjalen qe mbajti ne Kuvend para se te votohej autorizimi i Kuvendit per arrestimin e tij.

Avokatet: Arrestimi eshte i paligjshem
Avokatet Genc Gjokutaj dhe Sajmir Vishaj, thane se nuk jane njohur me argumentin e vendimit te gjykates se Larte. Mbrojtesit ligjore te Mark Frrokut deklaruan se do ta cojne ceshtjen ne gjykaten Kushtetuese.

LEXO EDHE:  EMRAT - Identifikohet tregtari i vrarë nga grabitësit në Kamzë, i plagosën edhe gruan

“Ndalimi i deputetit eshte bere pa asnje prove. Prokuroret thane ne gjyq se kemi informacione nga Belgjika por nuk dhane asnje prove”, tha Avokati Gjokutaj.

Nderkohe avokati tjeter i Frrokut, Sajmir Vishaj, theksoi se ndersa parlamenti dha autorizim per ta hetuar per vrasje, prokuroria ka shtuar vepra te tjera penale ne akuzat ndaj Mark Frrokut. Per kete aresye, avokati Vishaj theksoi se do ta dergoje ceshtjen ne gjykaten Kushtetuese.

Kliko per me shume info

2 COMMENTS

  1. JU maloket beni be kot ne zot dhe ne bese se nuk besoni ne asnjeren Kane ikur burrat e malesise qe kishin bese dhe jepnin bese tani ska ngelur asnje gje vetem maskaralleku dhe poshtersia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here