Uliks Fehmiu: Edhe unë shpresoj që Bekimi e Faruku të na shohin nga qielli

Showbiz

uliksiUliks Fehmiu, djali i aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu para premierës së shfaqjes “Romeo dhe Xhulieta” në regji të Miki Manojloviq ka dhenë një intervistë për B92, rreth angazhimit të tij në këtë shfaqje që ka pas kastën e përzier shqiptaro-serbe.

Ai ka folur për rëndësinë e kësaj shfaqje sikurse ka folur edhe për jetën e tij artistike në Amerikë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fehmiu në këtë intervistë ka thënë se është shumë falënderues për regjisorin që e ka ftuar të jetë pjesë e kësaj shfaqje, i cili në këtë projekt, sipas tij, regjisori ka punuar me vite të tëra, ndërkaq aktorët kanë punuar përgjatë tre muajve të fundit.

Ai më pas ka thënë se kasta ka pas një marrëdhënie të mirë gjatë provave, si në çdo shfaqje tjetër, dhe se në këtë projekt është punuar shumë seriozisht. “Mendoj se jemi në rrugë të mirë që të kemi sukses”, ka thënë Uliks Fehmiu.

Më pas ai ka folur edhe për qasjen e regjisorit në këtë shfaqje. “Shekspiri i Manojloviq është i vërtetë, prej mishi dhe prej gjaku”, ka thënë Fehmiu.

Ndërkaq, për deklaratën e regjisorit, se do të donte që Faruk Begolli dhe Bekim Fehmiu ti shihnin nga yjet, Uliksi ka thënë se ai e di se çfarë ka dashur të thotë regjisori mbi këtë çështje. “Edhe unë shpresoj që Bekimi dhe Faruku të na shohin nga qielli”, ka thënë ai. Krejt në fund ai ka folur edhe për jetën e tij artistike në Amerikë .

Miki Manojloviq, regjisori i shfaqjes “Romo dhe Xhulieta”, që në kastën e aktorëve ka aktorë serbë dhe shqiptarë, ka dhënë një intervistë para dhënies së premierës së kësaj shfaqje, të dielën, në Teatrin Kombëtar të Beogradit, shfaqje kjo në dy gjuhë, serbisht dhe shqip.

Manojloviq ka folur rreth kësaj shfaqje, për kontaktin me Jeton Neziraj si dhe për përzgjedhjen e aktorëve.

Ai gjithashtu ka folur edhe për atë se nëse Faruk Begolli do ti shihte studentët e tij, me siguri do të ishte i kënaqur, sikurse që do të ishte i kënaqur edhe Bekim Fehmiu.

Alban Ukaj, në rolin e Romeos sonte do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Beogradit

ME TE LEXUARAT