Ukrainë, gazetari vritet brenda në banesë

Bota

gazetari-ukraineNjë gazetar i njohur në Ukrainë për qëndrimet pro ruse është vrarë në Kiev, disa orë pasi një tjetër gazetar është raportuar i vrarë.

Ministria e brendshme e Ukrainës, ka thënë se Oles Buzina, është vrarë afër apartamentit të tij në Kiev.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia ka thënë se gazetari është vrarë nga persona të armatosur, identiteti i të cilëve nuk dihet.

Serhiy Sukhobok, një tjetër gazetar i njohur është vrarë më herët gjatë ditës së sotme.

Mediat në Ukrainë nuk kanë raportuar nëse Sukhobok është vrarë në rajonin e Donjeckit prej nga vinte ai.

Zona lindore e Ukrainës është e përfshirë nga një konflikt i armatosur në mes të forcave qeveritare dhe rebelëve pro rusë.

Brenda një viti të luftimeve, raportohet se mbi 6 mijë persona e kanë humbur jetën.

ME TE LEXUARAT