Tragjedi në Mesdhe, mbytet anija me 700 emigrantë

Aktualitet

mortiNjë operacion i madh kërkimi ka filluar në brigjet e Mesdheut pasi një anije e mbushur me emigrant është mbytur. Lajmi është dhënë prej autoriteteve ushtarake të Maltës të cilat i citon rrjeti prestigjoz BBC.

Një zëdhënës tha se anijet italiane dhe varkat tregtare janë përfshirë gjithashtu në operacionin e emergjencës në ujërat e Libisë, 130 mije nga ishulli Italian i Lampeduzës. Gazeta “Times of Malta” ka raportuar se janë 650-700 emigrantë që ndodheshin në bordin e anijes kur ndodhi aksidenti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas informacioneve të para, mbrëmjen e së shtunës peshkarexha kishte kërkuar ndihmë te Roja Bregdetare italiane, pasi mjeti kishte vështirësi në lundrim.

Salla operative ka dërguar për ndihmë një anije tregtare portugeze. Mendohet se në momentin që e kanë parë anijen, klandestinët kanë shkuar të gjithë në njërën anë të peshkarexhës duke e përmbysur atë.

Ndërkohë, ka nisur një operacion shpëtimi në Kanalin e Siçilisë, i koordinuar nga Roja Bregdetare italiane, ku marrin pjesë njësi ajrore dhe detare.

Deri tani, janë rekuperuar 21 kufoma.

ME TE LEXUARAT