Tiranë, vdes 65-vjeçari nga Kosova, familjarët padisin Spitalin Amerikan

Aktualitet

spitali-amerikan-vdekjeNjë 65-vjeçar nga Kosova ka gjetur vdekjen në Spitalin Amerikan në Tiranë.

Pacienti i shtruar në këtë spital privat më 2 prill mësohet se ka humbur jetën ndërsa familjarët kanë akuzuar stafin mjekësor të Spitalit Amerikan për mjekim të pakujdesshëm.

Viktima Bahri Derguti, 65 vjec, nga Ferizaj i Kosoves, ishte shtruar per trajtim ne spitalin privat por diten e sotme ka gjetur vdekjen, raportoi news24. Nderkohe Lajmifundit.al ka mesuar se familjaret e viktimes kane paraqitur ankesa dhe verejtje per mjekimin e te afermit te tyre edhe perpara momentit fatal qe u shkaktoi humbjen e njeriut te dashur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas vdekjes se 65-vjecarit, familjaret kane bere denoncim prane komisariatit nr.3 qe ka percjelle me pas dosjen ne organin e hetimit per vepren penale "mjekim i pakujdesshem".

Policia pritet te sekuestroje gjithe dokumentacionin e mbajtur nga Spitali Ameikan ne lidhje me pacientin qe ka humbur jeten.

Hetuesit thane se pas marrjes se denoncimit nga familjaret do te merren deklarime me te hollesishme prej tyre nderkohe qe viktimes do ti behet autopsia ne lidhje me shkakun e humbjes se jetes.

Me tej sipas policise ne listen e personave qe do te merren ne pyetje jane edhe mjeket e Spitalit Amerikan qe kane trajtuar pacientin qe ka humbur jeten.

ME TE LEXUARAT