Taulant Xhaka ka një mesazh për tifozët e Serbisë

Sport

xhaka-serbNë Shqipëri nuk duhet të vini. Ky ka qene mesazhi keshillues i Taulant Xhakës për tifozët serbë, që mund të kenë dëshirë të ndjekin ekipin e tyre kombëtar. Mesfushori gjykon se publiku shqiptar nuk i ka harruar skenat e dhunës së Beogradit, ndaj edhe incidentet do të kenë shumë gjasa që të ndodhin.

Prania sado e vogël e tifozëve nga Serbia në “Loro Boriçi” të Shkodrës apo në “Elbasan Arena” mund të bënte që grupe tifozësh vendas t’i sulmonin në një revansh ndaj rrahjes që iu bë lojtarëve shqiptarë nga huliganë dhe madje edhe nga njerëz të sigurisë në kryeqytetin e Serbisë.Xhaka u përfshi vetë në konfliktin me lojtarët kundërshtarë në stadiumin e Partizanit të Beogradit, kur shqiptarët u sulën të merrnin flamurin e zbritur në fushë me dron.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lojtari u godit, siç e treguan fotot e botuara në media, po ashtu siç u goditën edhe Cana apo Lenjani.Ajo dhunë bëri që kombëtarja shqiptare të tërhiqej nga fusha dhe të mos pranonte të vazhdonte lojën. Ekziston mundësia që tifozët e Serbisë të mos jenë fare në ndeshjen eleminatore të Europianit, pasi edhe përkrahësit shqiptarë nuk u lejuan të ishin në përballjen e 14 tetorit.

ME TE LEXUARAT