Tahiri: Bashkëpunimi polici-komunitet, jetik për sigurinë

Aktualitet

TahiriMinistri i Brendshëm, Saimir Tahiri, me rastin e hapjes së ekspozitës “Policia ndër vite”, ka nënvizuar se bashkëpunimi i komuniteteve me policinë është elementi kyç për krijimin e një ambienti më të sigurtë.

Në fjalën e tij, ministri është shprehur i vetëdijshëm se kjo marrëdhënie nuk është e lehtë, ndaj ka ftuar të rinjtë që të jenë sa më aktivë në këtë drejtim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Komuniteti ndër vite nuk ka pasur besim tek policia dhe institucionet dhe për ta rikthyer këtë besim duhet një punë kolosale. Por besimi tek institucionet është mënyra më e mirë për të veçuar qytetarët e ndershëm nga shkelësit e ligjit. Më duhet të theksoj se asnjë institucion nuk mund ta përmbushë misionin për Shqipërinë e sigurt pa bashkëpunimin me qytetarët”, ka thënë Tahiri.

Në këtë drejtim, ministri i Brendshëm ka përmendur bashkëpunimin me të rinjtë, i cili i ka bërë më të sigurta shkollat në mbarë vendin.

ME TE LEXUARAT